Një incident me shtirje arme zjarri para një restoranti italian në Amstelveenseweg (Albanees)
Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, para një restoranti dy persona u qëlluan me armë zjarri për vdekje.
Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, në 11 dhjetor 2015, rreth orës 22:20 pm, para një restoranti Italian në Amstelveenseweg në Amsterdam, në afërsi të Vondelpark u qëlluan për vdekje dy shqiptarë (23 dhe 28). Ndërkohë që ata ishin duke pirë duhan jashtë, një person hapi zjarr në drejtim të tyre. Duket se ishte një shtënie arme e qëllimtë dhe në konfuzion e sipër autori u largua pa lënë gjurmë.
- Kush ka qënë të premten e 11 dhjetorit 2015 rreth 22:20 dëshmitar i incidentit me të shtënat arme përpara një restoranti italian në Amstelveenseweg në Amsterdam?
Të dy viktimat mbijetuan, por kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Njeri prej të dy viktimave u prek në qafë dhe sup, dhe tjeri në fytyrë. Mbasi viktimat u dërguan në spital, shpëtuan jetën.
- Kush mund të na tregoj më shumë për viktimat?
Të dy viktimat kanë flokë të shkurtër ngjyrë kafe dhe jetonin qysh prej 2015-ës para verës deri në dhjetor në Amsterdam. Njeriu që u prek në shpatull dhe në qafë kishte një të dashur hollandeze dhe jetonte në Pijlsteeg, te Dam. Thuhet se vrasësi tentoi të qëllonte personin tjetër,pra ai i pari ra viktimë e padëshiruar. Për këtë arsye policia kërkon informacion të mëtejshëm.
Të dy viktimat bëjnë pjesë në një mjedis kriminal. Njëri prej tyre nxitoi të dilte nga spitali dhe u nis direckt jashtë shtetit, ndërsa tjetri është i kërkuar jashtë vendit. Ai duhet të ekstradohet në Itali dhe për këtë ai thotë se nuk ka asnjë shpjegim.
Ai është i bardhë (kaukazian) dhe dëshmitarët e përshkruajnë atë si një person "trupvogël" midis 1.60m dhe 1.70m dhe korpulent. Në mjekër duket se ka një rrip të ngushtë qimesh. Kishte vënë syze, por kjo mund të ketë qenë edhe me qëllim maskimi. Ai gjithashtu kishte vënë një kapele dhe kishte veshur një shall, xhaketë të zezë, dhe pantallona jeans të kthyera poshtë.
- Kush e njeh nga imazhet e kamerës autorin e veprës?
Ndoshta ai person kish ardhur në Hollandë vetëm për të kryer këtë punë. Edhe nëse është kështu, ai të premten më 11 dhjetor ka ardhur sigurisht nga diku dhe pastaj ka shkuar diku. Policia dëshironi të bisedoj me të gjithë ata që mund ta njohin atë, që kanë pasur kontakt me të, ose që e kanë parë.
Ditën e premte më 11 dhjetor personi që ka shtënë në drejtim të dy djemve është vërtitur në Amstelveenseweg rreth tre çerek ore para ngjarjes. Në orën 21.50 ai ecën si fillim në drejtim të Vondelpark pikërisht mbasi ka dalë nga restoranti. Më pas ka kaluar dy herë përpara restorantit, derisa më në fund kthehet dhe sa hapet dera hap zjarr në drejtim të dy personave.
- Kush e ka parë të premten në mbrëmje në Amstelveenseweg ose në afërsi të saj autorin e kësaj ngjarjeje, ose diku tjetër në Amsterdam kush e ka parë dhe / ose ka folur me të?
Mbasi ka qëlluar në drejtim të dy personave autori i ngjarjes është larguar në drejtim të Vondelpark. Ndërsa ai po largohej, është parë të ketë futur diçka në xhepin e xhaketës, ndoshta armën e zjarrit. Pastaj është kthyer në të djathtë.
- Kush e ka parë autorin e këtij incidenti duke u larguar nga vendi i ngjarjes?
Eshtë e mundshme që më pas keqbërësi të ketë hyrë në një zonë banimi. Një dëshmitar ka dëshmuar që menjëherë pas të shtënave, ndërkohë që ai po kalonte diku poshtë Sophialaan në drejtimi të bulevardit Oranje Nassau, ka parë një person me pantallona të mbështjella lart dhe me një kapele dhe shall, ndërkohë që nuk ishte fare ftohtë. Eshtë e mundur që ky të ketë qëni keqbërësi dhe shpresojmë që ai të ketë rënë në sy të shumë banorëve të tjerë të kësaj lagjeje.
- Kush e ka parë autorin e këtij incidenti pas të shtënave në lagjen e banimit ku ai u fsheh?
Policia do të dijë se në ç’mënyrë autori i këtij incidenti ishte në dijeni se ata dy personat ishin në restorant. Vendi në restorant nuk ishte i rezervuar dhe dy viktimat kishin ardhur në restorant nga qendra e qytetit me taksi. Meqënëse ka qënë mbrëmje me shumë lëvizje, logjika ta thotë se dy viktimat nuk kanë qënë të ndjekur nga autori i ngjarjes. Ndoshta keqbërësi ka qënë i informuar nga dikush tjetër që dy viktimat ishin në restorant, ndërkohë që viktimat mund të kenë rënë në kurth me këtë takim.
- Kush mund të na tregojë se si autori i incidentit e dinte që dy personat ishin në restorant?
Më tej policia gjithashtu shtron pyetjen nëse vrasësi ka punuar vetëm ose ka pasur ndihmë dhe nga dikush tjetër.
- Kush mund të na tregojë më shumë në lidhje me një motiv të mundshëm të këtij incidenti?
Policia shpreson të gjej më shumë informacion në lidhje me motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje. Mendojmë se do të ketë njerëz që ata do t’i njihnin ata dhe që do të ishin në dijeni se çfarë ka ndodhur me ta.
- Kush mund të na thotë nëse autori i ngjarjes ka pasur ndihmën e dikujt tjetër?
Për shembull, arsyeja mund të ketë qenë një borxh kumari. Njëri nga personat frekuentonte shpesh Kazinonë Holland në sheshin Max Euwe në Amsterdam. Ndoshta ai kish rënë në probleme financiare.
- Kush di të na tregojë më shumë në lidhje me problemet e mundshme financiare të njërit prej viktimave?
Më tej të dy personat në fjalë ishin parë shpesh në shoqërimin e një personi të tretë shqiptar. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.
- Kush di më shumë për personin shqiptar me të cilin kishin pasur kontakt viktimat?