Një incident me shtirje arme zjarri para një restoranti italian në Amstelveenseweg (Albanees)

Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, para një restoranti dy persona u qëlluan me armë zjarri për vdekje.

Në një mbrëmje të premteje me shumë lëvizje, në 11 dhjetor 2015, rreth orës 22:20 pm,   para një restoranti Italian në Amstelveenseweg në Amsterdam, në afërsi të Vondelpark u  qëlluan për vdekje  dy shqiptarë (23 dhe 28). Ndërkohë që ata ishin duke pirë duhan jashtë,  një person hapi zjarr në drejtim të tyre. Duket se ishte një shtënie arme e qëllimtë dhe në konfuzion e sipër autori u largua pa lënë gjurmë.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush ka qënë të premten e 11 dhjetorit 2015 rreth 22:20 dëshmitar i incidentit me të shtënat arme përpara një restoranti italian në Amstelveenseweg në Amsterdam?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Viktimat

Të dy viktimat mbijetuan, por kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Njeri prej të dy viktimave  u prek në qafë dhe sup, dhe tjeri në fytyrë. Mbasi viktimat u dërguan në spital, shpëtuan jetën.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush mund të na tregoj më shumë për viktimat?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Mikesha

Të dy viktimat kanë flokë të shkurtër ngjyrë kafe dhe jetonin qysh prej 2015-ës para verës deri në dhjetor në Amsterdam. Njeriu që u prek në shpatull dhe në qafë kishte një të dashur hollandeze dhe jetonte në Pijlsteeg, te Dam. Thuhet se vrasësi tentoi të qëllonte personin tjetër,pra ai i pari ra viktimë e padëshiruar. Për këtë arsye policia kërkon informacion të mëtejshëm.

Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Kriminale

Të dy viktimat bëjnë pjesë në një mjedis kriminal. Njëri prej tyre nxitoi të dilte nga spitali dhe u nis direckt jashtë shtetit, ndërsa tjetri është i kërkuar jashtë vendit. Ai duhet të ekstradohet në Itali dhe për këtë ai thotë se nuk ka asnjë shpjegim.

Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Autori i incidentit

Ai është i bardhë (kaukazian) dhe dëshmitarët e përshkruajnë atë si një person "trupvogël" midis 1.60m dhe 1.70m dhe korpulent. Në mjekër duket se ka një rrip të ngushtë qimesh. Kishte vënë syze, por kjo mund të ketë qenë edhe me qëllim maskimi. Ai gjithashtu kishte vënë një kapele dhe kishte veshur një shall, xhaketë të zezë, dhe pantallona jeans të kthyera poshtë.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush e njeh nga imazhet e kamerës autorin e veprës?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Punë e vogël

Ndoshta ai person kish ardhur në Hollandë vetëm për të kryer këtë punë. Edhe nëse është  kështu, ai të premten më 11 dhjetor  ka ardhur sigurisht nga diku dhe pastaj ka shkuar diku. Policia dëshironi të bisedoj me të gjithë ata që mund ta njohin atë, që kanë pasur kontakt me të, ose që e kanë parë.

Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Në lagjen përreth

Ditën e premte më 11 dhjetor personi që ka shtënë në drejtim të dy djemve është vërtitur në Amstelveenseweg rreth tre çerek ore para ngjarjes. Në orën 21.50 ai ecën si fillim në drejtim të Vondelpark pikërisht mbasi ka dalë nga restoranti. Më pas ka kaluar dy herë përpara  restorantit, derisa më në fund kthehet dhe sa hapet dera hap zjarr në drejtim të dy personave.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush e ka parë të premten në mbrëmje në Amstelveenseweg ose në afërsi të saj autorin e kësaj ngjarjeje, ose diku tjetër në Amsterdam kush e ka parë dhe / ose ka folur me të?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Arratisja

Mbasi ka qëlluar në drejtim të dy personave autori i ngjarjes është larguar në drejtim të Vondelpark. Ndërsa ai po largohej, është parë të ketë futur diçka në xhepin e xhaketës, ndoshta armën e zjarrit. Pastaj është kthyer në të djathtë.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush e ka parë autorin e këtij incidenti duke u larguar nga vendi i ngjarjes?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Lagje banimi

Eshtë e mundshme që më pas keqbërësi  të ketë hyrë në një zonë banimi. Një dëshmitar ka dëshmuar që menjëherë pas të shtënave, ndërkohë që ai po kalonte diku poshtë Sophialaan  në drejtimi të bulevardit Oranje Nassau, ka parë një person me pantallona të mbështjella lart dhe me një kapele dhe shall, ndërkohë që nuk ishte fare  ftohtë. Eshtë e mundur që  ky të ketë qëni keqbërësi dhe shpresojmë që ai të ketë rënë në sy të shumë banorëve të tjerë të kësaj lagjeje.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush e ka parë autorin e këtij incidenti pas të shtënave në lagjen e banimit ku ai u fsheh?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Restoranti

Policia do të dijë se në ç’mënyrë autori i këtij incidenti ishte në dijeni se ata dy personat ishin  në restorant. Vendi në restorant nuk ishte i rezervuar dhe dy viktimat kishin ardhur në restorant nga qendra e qytetit me taksi. Meqënëse ka qënë mbrëmje me shumë lëvizje, logjika ta thotë se dy viktimat nuk kanë qënë të ndjekur nga autori i ngjarjes. Ndoshta keqbërësi ka qënë i  informuar nga dikush tjetër që dy viktimat ishin në restorant, ndërkohë që viktimat mund të kenë rënë në kurth me këtë takim.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush mund të na tregojë se si autori i incidentit e dinte që dy personat ishin në restorant?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Ndihmë

Më tej policia gjithashtu shtron pyetjen nëse vrasësi ka punuar vetëm ose ka pasur  ndihmë dhe nga dikush tjetër.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush mund të na tregojë më shumë në lidhje me një motiv të mundshëm të këtij incidenti?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Motivi

Policia shpreson  të gjej më shumë informacion në lidhje me motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje. Mendojmë se do të ketë njerëz që ata do t’i  njihnin ata dhe që do të ishin në dijeni  se çfarë  ka ndodhur me ta.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush mund të na thotë nëse autori i ngjarjes ka pasur ndihmën e dikujt tjetër?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Lojra kumari

Për shembull, arsyeja mund të ketë qenë një borxh kumari. Njëri nga personat frekuentonte shpesh Kazinonë Holland në sheshin Max Euwe në Amsterdam. Ndoshta ai kish rënë në probleme financiare.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush di të na tregojë më shumë në lidhje me problemet e mundshme financiare të njërit prej viktimave?
Opsporing Verzocht Preloader
Opsporing Verzocht Preloader

Personi i tretë

Më tej të dy personat në fjalë ishin parë shpesh në shoqërimin e një personi të tretë shqiptar. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.

  • pointericon/pointerCreated with Sketch. Kush di më shumë për personin shqiptar me të cilin kishin pasur kontakt viktimat?

Kijk ook eens naar